Drenica e ka transferuar mesfushorin spanjoll, Ian Soler.
Soler së fundi ishte pjesë e Tiranës. Ai te Tirana qëndroi për dy vjet.
Ka luajtur edhe për disa skuadra si Alessandria, Riteriai, Louisville City e Jumilla. 29-vjeçari Soler luan në pozitën e mesfushorit.
“Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ian Soler, i cili nga sot do të jetë pjesë e familjes kuqezi. Soler vjen si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë cilësi, energji dhe konkurrencë të shtuar në repartet e lojës. Klubi i uron mirë se erdhe Ian Soler dhe shumë suksese me fanellën kuq e zi të FC Drenicës”, shkruhet në njoftim.
Drenica ka bërë disa transferime por është ndarë edhe me disa lojtarë.