Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka thënë se Manchester City është kundërshtar shumë i vështirë, por ka shtuar se gara e Ligës së Kampionëve për madrilenët është e veçantë.
“E njohim shumë mirë njëri-tjetrin. City është skuadër e madhe dhe me shumë eksperiencë. Do të jetë kundërshtar i vështirë. Por kjo garë është shumë e veçantë për ne. E luajmë ndeshjen e dytë në Bernabeu. Duhet të marrim rezultat të mirë në Manchester dhe nëse ia arrijmë një gjëje të tillë, jam i sigurt se me përkrahjen e tifozëve, do të kemi më shumë shanse në ndeshjen kthyese për të avancuar në fazën e 16 skuadrave më të mira”, ka thënë Butragueno për “Marcan” menjëherë pas shortit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet me Atletico Madridin apo Bayer Leverkusenin në 1/8 e finales.