Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dramë në “Emirates”, Arsenali e mposht vendin e fundit me dy autogola

Arsenal

Arsenali e ka fituar ndeshjen shumë të vështirë ndaj Wolverhampton Wolvesit me rezultat 2:1 të shtunën mbrëma në “Emirates”.

Topçinjtë fituan falë dy autoglave të mysafirëve, që janë në vendit e fundit me vetëm dy pikë pas 16 ndeshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fillimisht, skuadra e Mikel Artetas kaloi në epërsi me autogolin e portierit Sam Johnston në minutën e 70-të.

Por Wolvesi befasoi kur në minutën e 91-të sulmuesi Toluwalase Arokodare shënoi për ta barazuar rezultatin.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli sulmuesi i harruar Gabriel Jesus, që i siguroi tre pikët liderit në minutën e 94-t.

Arsenali ka 36 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se City që ka një ndeshje më pak.