Noah Okafor do të mbetet pjesë e skuadrës së Milanit.
Reprezentuesi i Zvicrës, Okafor, të hënën udhëtoi për në Gjermani për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e Leipzigut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor të martën “Sky Sport” ka njoftuar se Leipzigu nuk do ta transferojë Okaforin për shkak se ai nuk ka kaluar me sukses testet mjekësore. Okafor ende nuk është i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi të pësuar te skuadra e Milanit.
Okafor i ka munguar Milanit në gjashtë ndeshjet e fundit.
Reprezentuesi i Zvicrës pritej t’i bashkohej skuadrës së Leipzigut në formë huazimi por me opsion e blerjes për 25 milionë euro në fund të këtij edicioni.
24-vjeçari Okafor luan kryesisht si sulmues i krahut. Pjesë e Milanit është nga viti 2023.
Ai iu bashkua Milanit nga Salzburgu për 15 milionë euro.