Futboll

Deschampsi thotë se objektivi është arritur

Selektori i Francës në futboll, Didier Deschamps

Selektori i Francës në futboll, Didier Deschamps

Selektori i Francës në futboll, Didier Deschamps, u është përgjigjur gazetarëve i mllefosur dhe ka kërkuar nga ata që të mos e pyesin për të ardhmen e tij. 

Franca u eliminua të martën nga Evropiani 2024, pasi u mposht në gjysmëfinale 2:1 nga Spanja.

Deschampsi ka kontratë me Francën deri në vitin 2026, ndërsa është shprehur shumë i inatosur kur u pyet nëse rrezikon ta humbë punën me këtë eliminim. 

Ai ka shtuar se i ka përmbushur objektivat e vendosura nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Diallo. 

“Ju nuk shfaqni respekt. Pyeteni presidentin”, u ka thënë ai gazetarëve. “Unë vetëm sa e kam humbur një gjysmëfinale. Ju respektoj, i respektoj edhe njerëzit që kanë përgjegjësi. Ju e dini situatën shumë mirë dhe e dini çfarë mendimi ka presidenti im”, ka deklaruar Deschamps, shkruan “RMC Sport” të mërkurën.

Mediat në Francë e kanë kritikuar shumë Deschampsin që po vazhdon ende të jetë në krye të “Les Bleus” dhe kanë kërkuar largimin e tij pas 12 vjetësh qëndrimi. 

Francezët e dëshirojnë Zinedine Zidanen në krye të skuadrës.