Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Vesel Demaku, e ka nisur sezonin në Austri me asistim.
Në kuadër të xhiros së parë, Demaku asistoi në fitoren 2:0 të Altachut ndaj Wolfsbergerit.
25-vjeçari asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Alexander Gorgon në minutën e 84-t.
Ai u zëvendësua krejt në fund të ndeshjes ndërsa bashkëlojtari i tij, Anteo Fetahu, në lojë u inkuadrua në minutën e 85-të.
Te Wolfsbergeri nga minuta e 64-t u paraqit Donis Avdijaj.
Demaku me Kosovën ka zhvilluar tri ndeshje.
Në të kaluarën është paraqitur për të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë.