Federata e Futbollit e Kosovës ka vënë në shitje biletat për ndeshjet miqësore për duelet miqësore të muajit qershor.
Kosova më 6 qershor luan ndaj Armenisë, ndërsa më 9 qershor përballet me Përfaqësuesen e Komoreve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiletat kushtojnë nga 5 deri në 80 euro.
Në tribunat në veri dhe jug, bileta është 5 euro.
Në tribunën e Lindjes, një biletë kushton 10 euro, kurse në tribunën e Perëndimit, bileta kushton 20 euro.
80 euro kushton bileta VIP.