Crystal Palace e ka fituar Kupën FA. Palace të shtunën mbrëma në finale e mposhti Manchester Cityn me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për Palacen e realizoi Eberechi Eze në minutën e 16-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity e kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat në minutën e 36-të por sulmuesi egjiptian, Omar Marmoush, e humbi penalltinë.
Palacet iu anulua edhe një gol i Daniel Munozit në minutën e 58-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Për Palacen ky ishte trofeu i parë madhor në historinë 119-vjeçare.
Ndërkohë për skuadrën e Oliver Glasnerit ky ishte edhe trofeu i parë i Kupës FA.
Triumfi në Kupën FA ia ka siguruar Palacet edhe kualifikimin në Ligën e Evropës.
City e mbyll edicionin pa trofe. City ka dëshpëruar shumë këtë edicion edhe në Premier League.
Sezoni i fundit pa trofe për Cityn ka qenë ai 2016/17.