Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City avancon tutje në Kupën FA

City

Manchester City ka kaluar në 1/8 e finales në FA Cup. 

City të shtunën në kuadër të raundit të katërt e mposhti skuadrën e kategorisë së katërt, Salford Cityn, me rezultatin 2:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi Alfie Dorrington shënoi autogol në minutën e gjashtë për epërsinë e Cityt. 

Për 2:0 realizoi anglezi Marc Guehi në minutën e 81-të. Për qendërmbrojtësin ishte goli i parë me fanellën e Cityt. 

City këtë edicion në Premier League së bashku me Arsenalin janë duke zhvilluar garë të fortë për titullin e kampionit. 

City e zë vendin e dytë me 53 pikë. Katër pikë më shumë ka lideri Arsenali.