Selektori i grupmoshës U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka thënë të enjten në konferencën për shtyp se ndeshja ndaj Zvicrës së kësaj grupmoshe do të jetë si finale.
Zvicra U21 – Shqipëria U21 luhet më 6 shtator në Lozanë të Zvicrës, dhe është e rëndësishme për kualifikimet e “Euro 2025”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZviceranët janë në vendin e parë me 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa “kuqezinjtë” renditen në pozitën e katërt me 10 pikë, në tetë ndeshje.
Bushi të enjten e publikoi listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë ndeshje. Ai ndër të tjera tha se është i lumtur me formën që ata po e kalojnë.
“Ndeshja me Zvicrën është një finale për ne, sepse matematika na e lejon që të jemi brenda objektivave dhe do të shkojmë për të fituar. Ekipi është në gjendje shumë të mirë fizike. Kemi marrë disa lojtarë të rinj që t’i kemi edhe për sezonin tjetër”, ka theksuar selektori Bushi.