Futboll

Bekim Isufi: Nuk ka përfunduar asgjë

Bekim Isufi

Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi, ka thënë se mundësitë janë reale për përmbysje, pasi skuadra e tij u mposht 1:0 në shtëpi nga Vikinguri në ndeshjen e parë të fazës së parë eliminuese në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes, Isufi ka thënë se ekipi i tij ka pasur respekt të tepruar ndaj kundërshtarit.

“Mendoj se përderisa ekziston mundësia, pjesa e dytë e sfidës, mundësitë janë reale. Nuk bën të kemi respekt të tepruar për kundërshtarin, si në pjesën e parë. Duhet të fokusohemi në ndërprerje, në lojën në ajër. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, me më shumë vetëbesim, çdo gjë është e mundur. Kemi një javë të përgatitemi. Tani i dimë mundësitë dhe se si të paraqitemi më mirë. Në pjesën e parë kishim shumë respekt për kundërshtarin. Në pjesën e dytë kishim raste, por na mungoi fati për të konkretizuar”, ka thënë Isufi për KTV-në pas takimit në “Fadil Vokrri”.

“Në pjesën e parë u morëm vesh të kemi kontrollin e lojës dhe të rrezikojmë më shumë. Respekti i tepruar bëri që mos të kemi mundësi të hyjmë në lojë. Në pjesën e dytë e kemi ditur se nuk kemi çka të humbim. Pjesa e dytë ishte dominante, kishim aksione. Jemi munduar të eliminojmë gabimet. Vikinguri na ka dominuar në lojën në ajër, ndërsa në aspektet tjera kemi dominuar”, ka vazhduar Isufi.

Lexo përditësimet tjera
KF Malisheva

Malisheva mposhtet në “Fadil Vokrri”, kualifikimi bëhet i vështirë

Malisheva është mposhtur të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të zbehur gjasat...