Mediumi prestigjioz BBC ka shkruar për rrugëtimin historik të Kosovës drejt finales së plejofit që në rast fitoreje të martën do t’i çonte “Dardanët” në Kampionatin Botëror të futbollit.
Në një shkrim në ditën e ndeshjes ndaj Turqisë, BBC-ja ka kujtuar se 10 vjet më parë Kosova nuk e ka pasur asnjë ndeshje kualifikuese për Botëror e tash e ndajnë 90 minuta nga turneu më i madh i futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty është cituar përzgjedhësi Franco Foda që pas fitores ndaj Sllovakisë tha se “kemi një stadium me vetëm 13 mijë ulëse, por po të kishim edhe 100 mijë do të mbusheshin”.
Është theksuar se Turqia është favorite, por është vënë në pah se Kosova e ka zakon të thyejë parashikimet. Kosova është pa humbje në pesë ndeshjet e grupit, që prej humbjes 4:0 në fillim nga Zvicra. Ka luajtur me Suedinë, Slloveninë e më pas në plejof eliminoi Sllovakinë.
Nëse Kosova luan në Botëror, do të ishte pjesë e Grupit D dhe do të përballej me Australinë në Vancouver më 13 qershor, Paraguain në San Francisco gjashtë ditë më pas dhe me SHBA-në në Los Angeles më 25 qershor.
Në këtë artikull ka folur edhe ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, që ka kujtuar ndeshjen e parë të Kosovës, miqësoren me Haitin më 2014. Ai ka thënë se ishte 17-18 vjeçar dhe se lojtarët përballeshin me probleme me klubet.
Ai ka thënë se do të jetë në ndeshjen e së martës.
“Kemi kaluar nëpër shumë kohëra të vështira në luftë dhe pas luftës ishin problemet ekonomike – dhe ende janë probleme ekonomike”, ka thënë Rashkaj. “Njerëzit duan të ndihen sikur po mund të bashkohen dhe po ndihen se jemi të fortë. Ekipi kombëtar u ka dhënë njerëzve këtë ndjenjë se jemi të fortë, që mund të bëjmë emër në Evropë. Na bën edhe më krenar që njerëzit ta shohin popullin e Kosovës si kontribuues në botë”.