Futboll

Bashkëlojtari i Vojvodës mund të kthehet te Reali

Nico Paz

Nico Paz mund të kthehet te skuadra e Real Madridit gjatë verës së ardhshme. Paz është bashkëlojtar me mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, te skuadra italiane Como. 

21-vjeçari Paz është duke shkëlqyer te Como këtë edicion. Në 12 paraqitje në Serie A ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime. 

Reprezentuesi i Argjentinës u transferua te Como vitin e kaluar nga Reali.

Klubi italian pagoi 6 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Pazit. 

Klubi mbretëror spanjoll për ta kthyer Pazin do të duhet të paguajë klauzolën prej 10 milionë eurove.

Ka pasur raportime se Reali mund ta blejë kartonin e Pazit në afatin kalimtar dimëror, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, ka shkruar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Reali është impresionuar nga paraqitjet e Pazit gjatë dy edicioneve të fundit sa është pjesë e Comos. 

Gjithashtu 21-vjeçari ka dhënë miratimin për t’u kthyer në “Santiago Bernabeu”. 

Paz nuk ka paraqitje me skuadrën e parë të Realit.