Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona luan derbin me Espanyolin

Barcelona

Barcelona do ta synojë edhe një hap drejt mbrojtjes së titullit në Spanjë kur të shtunën të përballet me Espanyolin nga ora 18:30, në xhiron e 31-të të La Ligas.

Barcelona është e para me 76 pikë, ndërsa Espanyoli i ka 38 pikë në mesin e tabelës. Ende nuk e ka të sigurt mbijetesën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndeshjes derbi me Espanyolin, Barçën e pret punë e vështirë në Champions, pasi duhet ta përmbysë rezultatin 2:0 nga ndeshja e parë e çerekfinales ndaj Atletico Madridit.

Atletico Madridi është në pozitën e katërt në La Liga me 57 pikë.

Të shtunën Atletico luan nga ora 21:00 në udhëtim te Sevilla, që zë vendin e 17-të me 31 pikë. Edhe Sevilla synon mbetjen në La Liga.