Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona anulon miqësoren për “shkelje serioze kontraktuale”

Miqësorja Vissel Kobe - Barcelona në vitin 2023

Miqësorja Vissel Kobe - Barcelona në vitin 2023

Barcelona ka anuluar ndeshjen miqësore të së dielës me Vissel Koben në Tokio për shkak të “shkeljeve serioze kontraktuale” nga organizatori.

Udhëtimi në Japoni përbënte pjesën fillestare të turneut të Barçës në Azi. Barcelona ka thënë se edhe ndeshja e dytë në Kore të Jugut është në rrezik të pezullimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona nuk e ka cekur organizatorin, por ka përmendur “Yasuda Group” kur njoftoi për herë të parë për turneun, shkruan BBC.

“Barcelona njofton se është detyruar të pezullojë pjesëmarrjen në ndeshjen e planifikuar për të dielën e ardhshme në Japoni, për shkak të shkeljeve serioze kontraktuale nga ana e organizatorit. Klubi do të shqyrtojë ripërshtatjen e pjesës së turneut veror në Kroenë e Jugut, nëse përmbushen kushtet e caktuara nga organizatori. Nëse përmbushen këto kushte, atëherë klubi do të udhëtojë për në Korenë e Jugut në ditët në vijim. Barcelonës i vjen keq për këtë incident dhe ndikimin që do të ketë te shumë tifozë të skuadrës sonë në Japoni”, shkruan në komunikatën e Barcelonës.

Kampioni i J1 Leagues së Japonisë, Vissel Kobe, po ashtu lëshoi një komunikatë.

“Kërkojmë ndjesë sinqerisht për çdo shqetësim që kjo mund t’u shkaktojë shumë tifozëve dhe palëve të përfshira që mezi prisnin këtë ndeshje. Klubi ynë po punon në bashkëpunim me palët përkatëse për të mbledhur informacionin e nevojshëm dhe për të marrë masat e duhura”.

Barcelona ka planifikuar ndeshje me Seoulin dhe Dageun në Kore të Jugut më 31 korrik dhe 4 gusht.