Pak ditë pasi u transferua te Barcelona, sulmuesi i talentuar Roony Bardghji ka debutuar me gol.
Barça të dielën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Japoni e mposhti skuadrën Vissel Kobe me rezultatin 3:1.
Fillimisht Eric Garcia në minutën e 33-të realizoi për 1:0 në të mirë të Barçës.
Dhjetë minuta më pas, skuadra japoneze Vissel Kobe i barazoi shifrat me golin që e shënoi Taisei Miyashiro.
19-vjeçari Bardghji, që ka pasaportë të Suedisë e shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 77-të.
Mesfushori spanjoll, Pedro Fernandez, në minutën e 87-të e realizoi golin e fundit.
Te gjiganti katalunas debutoi edhe sulmuesi anglez, Marcus Rashford, i cili iu bashkua skuadrës së Hansi Flickut të mërkurën në formë huazimi nga Manchester Unitedi.
Bardghji te klubi i madh spanjoll u transferua nga Copenhageni për 2.5 milionë euro.
Barça pas Japonisë planifikon të luajë në Korenë e Jugut ndaj Seoulit më 31 korrik dhe ndaj Daegut më 4 gusht.