Ballkani të martën fillon garën evropiane për edicionin 2025/2026, ndërsa të hënën ka prezantuar portierin e ri.
Bëhet fjalë për portierin me përvojë, Adnan Goluboviq, që ka shtetësi të Sllovenisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari së fundi ishte te Dinamo Bukureshti në Rumani. Pjesë e kësaj skuadre ishte për dy vjet. Më herët ishte te Koperi në Slloveni, Sloboda Tuzla në Bosnjë-Hercegovinë si dhe te disa skuadra të vogla italiane dhe skuadra tjera sllovene.
Ka ndeshje për grupmoshat e reja të Sllovenisë.
Te Dinamo Bukureshti në edicionin e kaluar i kishte 19 paraqitje. Pas një lëndimi të pësuar në nëntor të vitit të kaluar, e humbi vendin në ekip. Pasi u kthye nga lëndimi i kishte vetëm tri paraqitje në fillim të majit.
Te Ballkani vlerësojnë se Goluboviqi sjell në skuadër siguri, përkushtim dhe profesionalizëm.