Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Fitore pa shumë vlerë e Turqisë së eliminuar

Tr

Turqia ka shënuar fitore që i mundëson të përmirësojë përshtypjen pas dy humbjeve në Botëror. Por nuk i mjafton për të avancuar në fazën nokaut.

Turqia fitoi me gol të minutës së 98-të, 3:2 ndaj SHBA-së në Inglewood, të premten në mëngjes, sipas kohës në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me gjithë fitoren, Turqia mbeti e fundit në Grupin D me tri pikë dhe nuk kaloi tutje. I kushtuan humbjet nga Australia dhe Paraguai.

SHBA-ja, me gjithë humbjen, u rendit e para në grup me gjashtë pikë. 

Australia u rendit e dyta me katër pikë dhe ka kaluar tutje po ashtu. Ndërkohë Paraguai është i treti, po ashtu me katër pikë. Dhe me shumë gjasa do të avancojë.

Arda Guler në minutën e dhjetë, Burak Yilmaz në minutën e 31-të dhe Kaan Ayhan në minutën e 98-të i shënuan golat për Turqinë. Për amerikanët realizuan Auston Trusty në minutën e tretë dhe Sebastian Berhalter në minutën e 49-të.

SHBA-ja, që më herët kishte siguruar kualifikimin, aktivizoi nëntë lojtarë të rinj në përbërjen startuese.

Turqia eliminoi Kosovën në finale të plejofit dhe udhëtoi në SHBA me synime të mëdha. Por dëshpëroi në dy ndeshjet e para.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Paraguai dhe Australia luajtën pa gola.