(Tekst i përditësuar) - Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 muaj burgim me kusht me periudhë verifikuese prej 1 viti dhe dënim plotësues ndalim prej 6 muaj hyrje në rrjetet sociale Agron Kyçyk për shkak të kanosjes ndaj gazetarit, Ardit Kika.
Kyçuk e pranon fajësinë për kanosjen e gazetarit të KOHËS, Ardit Kika
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI akuzuari Agron Kyçyk, e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Kanosje”, ndaj gazetarit të KOHË-s, Ardit Kika.
Prokuroja e Shtetit, Arta Cukaj gjatë leximit të aktakuzës tha se i pandehuri e ka kanosur seriozisht gazetarin Ardit Kika.
“Sipas Prokurorisë, me datë 22/01/2026, rreth orës 22:00, në Prishtinë, i pandehuri Agron Kyçyk, seriozisht e ka kanosur kompaninë “Koha” në KTV gazetarin të dëmtuarin Ardit Kika, me qëllim të frikësimit ashtu që përmes facebookut i ka shkruar fjalët “këta i ndalë likuidimi në emër të popullit, boll i duruam mo, hala t’u i pas varret e freskëta nga lufta, merre me mend këta punojnë për shka e Rusi, Amerika po na armatos dhe mundohet që sa më shpejtë me na anëtarësi në NATO – e mediat tona merre me mend çfarë dezinformata shpifin, klm”, me çka tek i dëmtuari – gazetari Ardit Kika, është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë”, tha prokurorja Arta Cukaj.
Pas leximit të aktakuzës, i pandehuri Agron Kyçyk e ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën akuzohet.
Pranimin e fajësisë, e pranoi edhe prokurorja Cukaj.
“Meqenëse i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën penale, dhe se ky pranim është në harmoni me provat e harmonizuara i propozuara, i propozoj gjykatës ta shpall fajtor, të merr parasysh si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë”, ka thënë ajo. Edhe i dëmtuari, Ardit Kika i tha Gjykatës ta marrë parasysh gjendjen ekonomike të të pandehurit.
“Po bëj kërkesë pasurore juridike, dhe dua të shtoj se i akuzuari nuk e fshirë komentin as pas ngritjes së aktakuzës. Kështu ka qenë 10 ditë pas ngritjes së aktakuzës. E lus Gjykatën, ta marr parasysh gjendjen ekonomike të të pandehurit.
Ndërsa mbrojtja e të pandehurit, avokati Bedri Abdullahu i kërkoi Gjykatës t’i shqiptoj dënim me gjobë të pandehurit.
“Me rastin e shqiptimit të dënimit nga ana e Gjykatës, kërkoj që të shqiptoj një dënim sa më të ulët për të mbrojturin tim, duke pas parasysh se në këtë rast, nuk kemi asnjë rrethanë rënduese, e që kemi shumë rrethana lehtësuese, atë si pranimi i fajësisë, pendimi i sinqertë, bashkëpunimi me organet e drejtësisë. Të shqiptoj dënim me gjobë, atë në minimumin e mundshëm”, ka thënë ai.
E i pandehuri Kyçyk tha se nuk ka pasur ndonjë qëllim për të dëmtuarin. Tha se kur e ka bërë komentin, ka pasur probleme familjare.
“Pajtohem, ju kërkoj falje të gjithëve dhe personit në fjalë. Nuk kam pasur ndonjë qëllim për personin. Nuk e kam njohur as personin, as gazetën. Kur e kam bërë atë koment, kam pasur probleme familjare”.