Disponimi te Gjermania mund të ndryshojë shpejt, sidomos gjatë turneve të mëdhenj. Ndonjëherë gjermanët e shpallin para kohe veten kampionë të botës e në raste çdo gjë është e tmerrshme.
Ndonjëherë lojtarët janë heronj të mëdhenj, e herë të tjera janë dëshpërimi më i madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe cili është disponimi pas humbjes 2:1 nga Ekuadori, të premten mbrëma? I tmerrshëm!
“Do të jemi jashtë së shpejti”, shkroi “Bild” pak pas fishkëllimës së fundi.
“Asnjëri nuk bind”, ka shkruar gazeta e madhe gjermane, duke ndezur alarmin.
Telashet u identifikuan lehtë: sulmi ishte pa asnjë shkëlqim ndaj Ekuadorit. Trajneri Julian Nagelsmann është dashur të përballet me pyetjen: pse nuk ka startuar me Deniz Undavin efikas kur Gjermania tashmë kishte siguruar vendin e parë në grup?
Të gjithë në Gjermani duan ta shohin Undavin në përbërjen startuese, shkruan “Blick”.
Për më tepër, goli për 1:0 i Gjermanisë nuk duhej pranuar. Aleksandar Pavloviq bëri faul gjatë ndërtimit të aksionit.
Nuk ka se si të mungojë debati për portierin. Manuel Neuer nuk është dukur plotësisht bindës te goli i dytë i pësuar. Dhe portieri legjendar është ende larg shkëlqimit në këtë Kupë të Botës. Mediat gjermane ishim shumë kritike ndaj Neuerit. Oliver Baumann, që humbi vendin pak para Botërorit, ndoshta do të mund të ishte zgjedhje më e mirë.
Janë këto pyetje që përzgjedhësi Julian Nagelsmann duhet t’u përgjigjet tani. Ai është shfaqur shumë i nervozuar pas disfatës nga Ekuadori. Ka folur me zemërim me gjyqtarin Tori Penso.
Më pas foli me arrogancë edhe për MagentaTV. I pyetur nëse ekipi e dha më të mirën ndaj Ekuadorit, trajneri u përgjigj: “Jo, ju lutem ndaluni me këto gjëra të pakuptimta, sinqerisht”.
Një gjë është e qartë. Paraqitja e Gjermanisë ishte e zbehtë, sidomos në pjesën e dytë. Dhe kështu disponimi nuk është pozitiv siç ishte para ndeshjes me Ekuadorin.
Por kjo mund të ndryshojë shpejt. Për shembull më 29 qershor, kur Gjermania e luan ndeshjen e 1/16 të finales në Boston.
Gjermania e fitoi Grupin D me gjashtë pikë, sa i kishte edhe Bregu i Fildishtë. Ekuadori po ashtu avancoi nga vendi i tretë me katër pikë. Kurasao mbeti në vend të fundit me një pikë dhe u eliminua.