Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, tha se skuadra e tij do të kthehej në shtëpi me kokën lart.
Turqia fitoi 3:2 ndaj SHBA-së në ndeshjen e fundit në grup. Por ishte pa gjasa ende pa nisur ndeshja, për shkak të humbjeve në dy ndeshjet e para.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të kthehemi në shtëpi me kokën lart”, tha Montella. “Futbolli dhemb, por u bëra emocional në fund të ndeshjes. Ndeshja e sontme vlen më shumë se 1000 fitore”, ka shtuar tekniku italian.
Ai ka shtuar se Turqia ka krijuar mjaftueshëm raste gjatë Botërorit, por nuk ishte klinike mjaftueshëm.
Ai megjithatë nuk ka fajësuar lojtarë të caktuar për rastet e humbura. Sipas Montellas, Turqisë i ka munguar fati në dy ndeshjet e para.
Turqia ka pritur 24 vjet për kualifikim në Botëror. Madje kualifikimin e siguroi në Prishtinë, me fitore shumë të vështirë ndaj Kosovës në finale të plejofit.