Futboll

Bajrami e Zeqiri ftohen nga Zvicra

Adrian Bajrami

Adrian Bajrami

Mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar për herë të parë nga Zvicra pas largimit nga Shqipëria. Në listë është kthyer edhe sulmuesi Andi Zeqiri, derisa i padiskutueshëm është kapiteni Granit Xhaka.

Zvicra do të luajë dy ndeshje në udhëtim për kualifikimet në Botërorin 2026. Më 10 tetor, luan me Suedinë ndërsa pas tre ditëve me Slloveninë.

Bajrami, që ishte në listën e Sylvinhos në shtator, është ftuar për herë të parë nga selektori Murat Yakin derisa luajti vetëm në tri miqësore për kuqezinjtë. 23-vjeçari u largua muajin e kaluar nga Benfica e tash luan te Luzerni.

Ndërkohë, Zeqiri është ftuar pas një kohe të gjatë. Gjatë afatit kalimtar veror kaloi te Widzew Lodzi në Poloni.

Pas dy ndeshjeve të para, Zvicra ka gjashtë pikë, ndjekur nga Kosova me tre, ndërsa Suedia e Sllovenia kanë nga një.

Lista e Zvicrës

Yakin zbulon bisedën me Albian Hajdarin

1 o. më parë / 2 tet 2025 11:17
Albian Hajdari

Albian Hajdari me fanellën e Hoffenheimit

Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka zbuluar bisedën që ka pasur me Albian Hajdarin. Ai ka thënë se nuk ka mundur të ndikojë në vendimin e Hajdarit.

Mbrojtësi i Hoffenheimit, Hajdari, ditë më parë vendosi për të përfaqësuar Kosovën e jo Zvicrën.

“Ne e pranojmë vendimin e tij, nuk mund ta ndikojmë atë”, thotë Yakin.

Ai ka thënë se te Zvicra luajnë vetëm lojtarët që e meritojnë.

“Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi në meritë”, u shpreh Yakin.

Yakin ka theksuar se i rëndësishëm për Zvicrën është kualifikimi.

“Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Yakin.

Yakin flet për Bajramin

1 o. më parë / 2 tet 2025 11:07
Murat Yakin

Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Adrian Bajrami e meriton ta ketë rastin t’i dëshmojë vlerat e tij te Zvicra.

“Ai meriton një shans për të provuar veten në ekipin kombëtar”, thotë Yakin.

Ai ka shtuar se Bajrami ishte shumë i qartë se donte të luante për Zvicrën.

“Sjellja e tij ishte e qartë dhe ne u bindëm shpejt prej tij”, është shprehur Yakin.

Mbrojtësi i Luzernit ishte në listën e Shqipërisë gjatë muajit shtator. Por zgjodhi të braktiste kuqezinjtë.