Donis Avdijaj ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren 2:1 të Wolfsbergerit kundër Austria Vjenës.
Për Avdijajn 29-vjeçari ishte goli i dytë i shënuar këtë edicion në Bundesligën e Austrisë, ndërsa asistimi i parë.
Avdijaj realizoi golin në minutën e 17-të, kurse asistoi për golin e dytë në minutën e 21-të.
Ish-futbollisti i Kosovës nga fusha u largua në minutën e 77-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 16-të.
Wolfsberger është në vendi ne katërt me 24 pikë, kurse Austria e Vjenës në vendin e shtatë me një pikë më pak. Në vendin e parë është Salzburgu me 29 pikë.