Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit

Albian Hajdari - Fisnik Asllani - Leon Avdullahu

Fisnik Asllani fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi Andrej Kramariq në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Union Berlinit.

Ndeshja e luajtur të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 20-të të Bundesligës gjermane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asllani në minutën e 42-të u pengua në zonën e 16-metërshit nga Leopold Querfeld dhe arbitri kryesor akordoi penallti për Hoffenheimin. Kroati Kramariq ishte i saktë nga penalltia për 1:0.

Tre minuta më pas, 34-vjeçari Kramariq e shënoi edhe golin e dytë.

Mbrojtësi portugez, Diogo Leite, shënoi autogol në minutën e 47-të për 3:0.

Golin e vetëm për Union Berlinin e realizoi Rani Khedira në minutën e 68-të.

Sulmuesi i Kosovës, Asllani, luajti deri në minutën e 78-të. Ndërsa Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari e kompletuan ndeshjen.

Hoffenheimi është në ecuri shumë të mirë të rezultateve. Ka pesë fitore radhazi.

E zë vendin e tretë me 42 pikë. Union Berlini ka 24 pikë në pozitën e nëntë.