Sulmuesi Erling Haaland ka zhvilluar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në këtë Kupë Bote.
Haaland shënoi dy golat e fitores së madhe 2:1 të Norvegjisë kundër Brazilit të dielën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVIDEO: Golat dhe momentet më të mira të ndeshjes
Golin e parë Haaland e shënoi me kokë në minutën e 80-të, ndërsa të dytin para përfundimit të kohës së rregullt, duke e çuar Norvegjinë në çerekfinalet e Kupës së Botës për herë të parë pas fitores 2:1 ndaj Brazilit të dielën mbrëma në stadiumin “MetLife” të New Jerseyt.
Haaland, që ishte thuajse për pjesën më të madhe të lojës në hije dhe pati pak prekje të topit, shpërtheu kur Norvegjia kishte më së shumti nevojë për të, duke e goditur topin me kokës pas një asistimi perfek nga zëvendësuesi Andreas Schjelderup, që hyri në fushë në pjesën e parë. Schjelderup u hodh mbi shpinën e Haaland për të festuar golin e tij të gjashtë në Kupën e Botës.
Schjelderup asistoi edhe në golin e dytë personal të Haalandit, dhe të shtatin në këtë Kupë Bote, duke barazuar Lionel Messin dhe Kylian Mbappen për më shumë gola.
Neymar shënoi nga penalltia në fund të kohës shtesë, duke ndryshuar vetëm rezultatin përfundimtar.
Ndeshja nisi furishëm. Fillimisht norvegjezët rastin e tyre të parë e shndërruan në gol. Por goli i Patrick Bergut u anulua për pozitë jashtë loje.
Gjashtë minuta më vonë, Brazili fitoi penallti. Matheus Cunha fitoi penallti, të cilin e mori përsipër për ta gjuajtur Bruno Guimaraes. Por gjuajta e brazilianit nga pika e bardhë u prit nga portieri norvegjez, Orjan Nyland.
Nyland priti edhe disa gjuajtje të lojtarëve të Brazilit, që shkon në shtëpi, ndonëse pritjet ishin të mëdha.
Tifozët brazilianë mbetën të shtangur dhe të heshtur me eliminimin e hershëm të Brazilit.
Ky është eliminimi më i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës që nga Botërori i mbajtur në Itali në vitin 1990. Brazili nuk ka mposhtur përfaqësuese evropian në fazën e nokautit që nga fitorja në Botërorin “Gjermania 2002”.
Për herë të fundit Brazili u shpall kampion Bote në vitin 2002.
VIDEO: Festa e norvegjezëve
Norway are really making futball proud 👏 🥲 🥰 #the viking pic.twitter.com/B9zYNCAMZq
— Opeyemi_mr (@realexpy_mr) July 5, 2026