Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte prej më meritorëve të shtunën në fitoren e Bayer Leverkusenit.
Xhaka dhuroi asistim mjeshtëror në fitoren 4:1 të Leverkusenit në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 24-t të Bundesligës gjermane.
Xhaka asistoi te goli i parë që e realizoi Nathan Tella në minutën e 26-të.
VIDEO:
Për Leverkusenin kjo ishte ndeshja e 22-të rresht pa humbje në ligë.
Xhaka u paraqit deri në minutën e 77-të kurse në minutën e 69-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
32-vjeçari Xhaka në 37 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me dy gola dhe gjashtë asistime.
Leverkuseni është në vendin e dytë me 53 pikë.
Lider është Bayern Muncheni me tetë pikë më shumë.
Frankfurti është në pozitën e tretë me 42 pikë.