Futboll

Arsenali e shkatërron Leedsin

Arsenal

Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Manchester Unitedi, Arsenali, është kthyer te fitorja në Premier Leaguen angleze.

Arsenali të shtunën në kuadër të javës së 24-t fitoi thellë 4:0 ndaj Leeds Unitedit si mysafir.

“Topçinjtë” shënuan dy gola në 45 minutat e para dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.

Martin Zubimendi e hapi serinë e golave në minutën e 27-t.

Portieri i Leedsit, Karl Darlow, shënoi autogol në minutën e 38-të.

Realizatori i golit të tretë ishte suedezi Viktor Gyokeres në minutën e 69-të.

Golin e katërt e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 86-të.

Arsenali vazhdon t’i prijë tabelës me 53 pikë. Leedsi është në pjesën e poshtme me 26 pikë.