Dënimi me tri ndeshje moslojë i mbrojtësit të Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, që iu dha për karton të kuq ndaj Wolvesit të shtunën, është anuluar.
Topçinjtë apeluan ndaj vendimit për të përjashtuar 18-vjeçarin dhe një komision i pavarur rregullator mbështeti pretendimin e Arsenalit për ndëshkim të padrejtë, ka konfirmuar të martën mbrëma federata angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLewis-Skellyt iu dha karton i kuq direkt për faull ndaj Matt Dohertyt. Arbitri Michael Oliver e vlerësoi ndërhyrje të rëndë. Vendimi u la në fuqi nga arbitri në VAR.
Ka pasur shumë reagime ndaj atij vendimi të arbitrit, por Lewis-Skelly u dënua ndërkohë me tri ndeshje moslojë. Arbitri Oliver ishte kërcënuar dhe abuzuar pas atij vendimi, që tani doli se ishte i padrejtë.