Trajneri Xabi Alonso dhe lideri i mesfushës, Granit Xhaka, kanë pësuar humbje të thellë të dielën në Bundesligë me Bayer Leverkusenin.
Leverkuseni u mposht 4:2 nga Dortmundi në ndeshjen e parafundit të sezonit.
Tekniku spanjoll e pati ndeshjen e fundit para tifozëve të Leverkusenit, skuadrës me të cilën shkroi histori në edicionin e kaluar.
Ai e fitoi titullin në Bundesligë pa asnjë humbje të vetme, ndërsa triumfoi edhe në Kupën e Gjermanisë.
Të premten njoftoi për largimin nga skuadra dhe me shumë gjasë do ta drejtojë Real Madridin në të ardhmen.
Me fitore, Dortmundi i është afruar në një pikë zonës së Championsit.
Vendin e katërt aktualisht e ka Freiburgu me 55 pikë, një më shumë se Dortmundi.
Jeremie Frimpong shënoi për vendësit, ndërsa Julian Brandt dhe Julian Ryerson realizuan për 2:1 në pjesën e parë, në të mirë të Dortmundit.
Karim Adeyemi dhe Serhou Guirassy realizuan për 4:1 në pjesën e dytë, kurse golin e fundit në ndeshje e realizoi Jonas Hofmann, në minutën e 92-të.
Granit Xhaka luajti deri në minutën e 78-të.