Futboll

Alonso e përfundon me barazim aventurën te Leverkuseni

Arsyet që shtynë Alonson të refuzojë Liverpoolin dhe Bayernin

Xabi Alonso

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso, e ka përfunduar me barazim aventurën te skuadra e Bayer Leverkusenit.

Leverkuseni të shtunën barazoi 2:2 me Mainzin në udhëtim në kuadër të xhiros së fundit në Bundesligë.

Paul Nebel i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 35-të. Patrik Schick i barazoi shifrat në minutën e 49-të. Pesë minuta më pas, Schick e kaloi në epërsi Leverkusenin, 2:1. Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi Jonathan Burkardt i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 63-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Leverkuseni e mbyll edicionin në vendin e dytë me 69 pikë. Mainzi kampionatin e përfundon në vendin e gjashtë me 52 pikë.

Për Alonson kjo ishte ndeshja e fundit në krye të shtabit teknik te Leverkuseni.

43-vjeçari Alonso ditë më parë e njoftoi largimin nga Leverkuseni në fund të edicionit. Ai së shpejti pritet të bëhet trajner i Real Madridit.