Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, kontribuoi me dy asistim në fitoren e thellë të Luganos ndaj Baselit të dielën.
Lugano mposhti Baselin në shtëpi me rezultat 4:0, në kuadër të xhiros së fundit të edicionit 2025/2026 të Superligës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlioski asistoi në golin e minutës së 10-të dhe 36-të, ndërsa kompletoi takimin.
Deri në minutën e 86-të për Luganon luajti Uran Bislmi, ndërsa portieri i Kosovës, Amir Shaipi mbeti në stol.
Te Baseli deri në minutën e 62-të luajti Albian Ajeti. Xherdan Shaqiri u aktivizua nga stoli në minutën e 62-të, derisa Agon Rexhaj e Dion Kacuri mbetën në stol.
Lugano do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.