Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Abrashi nuk ndalet, edhe një vit te Grasshopperi

amir abrashi

Klubi zviceran, Grasshopper, e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me mesfushorin Amir Abrashi.

Abrashi vlerësohet ikonë e Grasshopperit. Ai ka mbi 280 paraqitje për Grasshopperin dhe klubi e vlerëson njërën prej figurave më me ndikim në historinë e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Grasshopperi është shtëpia ime. Kam ndërtuar karrierën time këtu dhe i detyrohem shumë klubit. Për këtë arsye do të thotë shumë që vazhdoj të jem pjesë e ekipit. Besimin dhe vlerësimin nuk e marr si diçka të garantuar, kështu që jam mirënjohës për këtë. Të gjithë e dinë se sa fort rreh zemra ime për GCZ. Do të vazhdoj të jap çdo gjë për klubin”, ka thënë Abrashi.

Ish-mesfushori i Shqipërisë ka luajtur për Grasshopperin nga viti 2010 deri në vitin 2015.

Pas periudhës te Freiburgu dhe Baseli, 36-vjeçari u kthye te Grasshopperi në vitin 2021.

Grasshopperi po lufton për mbetje në elitën helvetike.