Pasi ndeshja Angli – Danimarkë u zhvillua në një fushë të rënduar pas diteve me shi, UEFA tha të premten se po punonte për “çështje specifike” për të përmirësuar gjendjen e fushës.
Në Frankfurt ka pasur reshje gjatë tërë javës. Çatia e stadiumit u mbyll 24 orë para fillimit të ndeshjes dhe gjatë zhvillimit të saj, për ta mbrojtur fushën që është përdorur gjatë gjithë edicionit nga Eintracht Frankfurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCopa të fushës janë shkëputur gjatë barazimit 1:1 të Anglisë me Danimarkën. Shumë lojtarë kanë rrëshqitur në fushën jo shumë të përshtatshme për lojë.
“Një plan i detajuar për mirëmbajtje është në fuqi, për të adresuar çështje specifike dhe për të përmirësuar më tej cilësinë e fushës përpara ndeshje të ardhshme”, tha UEFA.
Gjermania luan me Zvicrën në Frankfurt, të dielën nga ora 21:00.