Mbrojtësi i Real Madridit Nacho do të jetë mungesë për selektorin e Spanjës Luis de la Fuente për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Të dielën mediumi spanjoll “Marca” ka raportuar se 63-vjeçari nuk do të llogarisë në shërbimet e Nachos dhe sulmuesit të Real Betisit, Ayoze Perez. Mësohet se të dy futbollistët kanë probleme fizike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNacho pritet të jetë gati për fazën nokaut. Spanja e ka siguruar tashmë kalimin në një të tetën e finales.
Në dy ndeshjet e para të grupit B, Spanja ka arritur dy fitore. Fitoi ndaj Kroacisë me rezultat 3:0, dhe ndaj Italisë 1:0.
Spanja takimin e fundit në fazën e grupeve e ka ndaj Shqipërisë të hënën.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf nga ora 21:00.