Përzgjedhësi i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka thënë se lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për ta mposhtur Brazilin. Atij i vjen keq që Japonia eliminohet herët nga Kupa e Botës.
“Jam shumë i zhgënjyer që duhet ta lëmë turneun në këtë fazë, por lojtarët dhanë gjithçka nga vetja sot, siç bënë gjatë gjithë udhëtimit për të arritur në këtë pikë. Stafi i trajnerëve gjithashtu punoi pa u lodhur për të mbështetur lojtarët. Tani për tani jam i shkatërruar pasi dhamë gjithçka që kishim, por dua ta pranoj këtë rezultat dhe ta përdor atë për t'u bërë një ekip edhe më i fortë”, ka thënë Moriyasu pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrazili fitoi 2:1 ndaj Japonisë dhe siguroi avancimin në një të tetën e finales të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.