Gazeta e madhe spanjolle, Marca, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Kombëtares së Shqipërisë, në prag të ndeshjes me Spanjën në “Euro 2024”.
“Shqipëria, ekipi me dhjetë flamuj” është titulli i shkrimit.
Marca ka shkruar se Sylvinho ka zgjedhur lojtarë të lindur në nëntë vende të ndryshme: Shqipëri, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Kosovë, Gjermani, Greqi, Itali, Angli e Spanjë.
“Në Spanjë është i lindur Ivan Balliu. Dhe do të ishin dhjetë flamuj, pasi kosovarët janë të lindur para se Kosova ta deklaronte pavarësinë në vitin 2008”, shkruan gazeta e madhe spanjolle.
Artikuj të ngjashëm
-
Marca: Shqipëria, përfaqësuesja e krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale
-
Sylvinho: Poloninë e njohim dhe na njeh mirë
-
Sylvinho: Krenar që i kemi bërë të lumtur 10 milionë shqiptarë
-
Shqipëria me lojtarë të konfirmuar në “finalen” ndaj Serbisë
-
Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë