Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.
Faza nokaut do të nisë me dy përballje të forta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNikoqirja e Evropianit, Gjermania, do të luajë kundër Danimarkës të shtunën në orën 21:00 në Dortmund.

Ndërkohë, Zvicra ballafaqohet me Italinë më 29 qershor në Berlin.
Të dielën në Koeln, Spanja nga ora 21:00 takohet me Gjeorgjinë.
Të dielën luhet edhe 1/8 e finales ndërmjet Anglisë dhe Sllovakianga ora 18:00.
Më 1 korrik, Franca e Belgjika luajnë nga ora 18:00 në Duesseldorf.
Ndërkohë, Portugalia takohet me Slloveninë nga ora 21:00 në Frankfurt.
Rumania luan më 2 korrik nga ora 18:00 në Munih me Holandën, teksa Austria përballet me Turqinë në Leipzig nga ora 21:00.
Çerekfinalet e Evropianit luhen më 5 dhe 6 korrik.
Gjysmëfinalet janë caktuar të luhen më 9 dhe 10 korrik, kurse finalja do të zhvillohet më 14 korrik në Berlin.
Çiftet e një të tetës së finales
Zvicra – Italia (29 qershor, 18:00 – Berlin)
Gjermania – Danimarka (29 qershor, 21:00 – Dortmund)
Anglia – Sllovakia (30 qershor, 18:00 – Gelsenkirchen)
Spanja – Gjeorgjia (30 qershor, 21:00 – Koeln)
Franca – Belgjik (1 korrik, 18:00 – Duesseldorf)
Portugalia – Sllovenia (1 korrik, 21:00 – Frankfurt)
Rumania – Holanda (2 korrik, 18:00 – Munih)
Austria – Turqia (2 korrik, 21:00, Leipzig)