Emre Can, megjithatë do të jetë në Evropianin që nis të premten.
Futbollisti i Dortmundit e ka zëvendësuar Aleksandar Pavloviqin, i cili largohet nga kampi i Gjermanisë për shkak të një sëmundje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai menjëherë shprehu entuziazmin dhe gatishmërinë për t’u bashkuar me ne. Ne donim të kishim një lojtar tjetër në skuadër që mund të luante shumë ndeshje dhe që mund ta përballonte presionin.
Ai mund të përmbushë profilin që ne kemi nevojë tani”, ka thënë përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, njofton faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Shkaku lëndimit më herët u detyrua të largohet nga kampi gjerman edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda. Gjermania ndeshjen e parë si nikoqire e Evropianit e luan të premten kundër Skocisë.