UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë që do të jenë të pranishëm për ndeshjen kundër Italisë të shtunën në Dortmund për Euro 2024, në atë që pritet të jetë grupimi më i madh i një tifozërie duke përjashtuar nikoqiren Gjermaninë, raporton “ESPN” të enjten.
Edhe pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Dortmundit, ka kapacitet për mbi 81 mijë spektatorë për ndeshjet e klubit, stadiumi do të ketë kapacitet të reduktuar prej 62 mijë vendesh gjatë Euro 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “ESPN”, biletat neutrale janë blerë pothuajse të gjitha nga shqiptarët.
Shumë banorë shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të Shqipërisë në turne madhor që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë për shkak se shumica e biletave janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Turqia, Skocia, Anglia, Holanda e Polonia janë vendet e tjera nga të cilat pritet të ketë numër të madh tifozësh.
Përveç Italisë, Shqipëria e ka në grup edhe Kroacinë e Spanjën.