Për raundin e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian që po organizohet në Gjermani, nuk do të jenë të pranishëm gjithsej dhjetë lojtarë.
Ata janë të suspenduar për ndeshjet e fazës së parë të nokautit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItalia, Zvicra, Gjermania, Danimarka, Gjeorgjia, Sllovenia, Rumania e Austria do ta kenë nga një futbollist të suspenduar, ndërsa Turqia dy lojtarë.
Për ndeshjet e 1/8 së finales së Evropianit që nisin të shtunën nuk do të luajnë Riccardo Calafiori, Silvan Widmer, Jonathan Tah, Morten Hjulmand, Anzor Mekvabishvili, Erik Janza, Nicusor Bancu, Patrick Wimmer, Hakan Calhanoglu dhe Samet Akaydin.