Jude Bellingham e ka pranuar se “ka qenë i vdekur” kundër Sllovenisë, dhe ka ngritur shqetësime për formën e tij në “Euro 2024”.
Te Bellinghami kishte shpresa të mëdha për shkëlqim pas formës që e shfaqi me Real Madridin kur e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e ka shënuar vetëm një gol në fitoren 1:0 kundër Serbisë në Evropianin në Gjermani, por është kritikuar për paraqitjet në dy ndeshjet tjera.
Ai për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Anglisë theksoi se ka qenë i harxhuar fizikisht.
“Padyshim se merrni energji nga tifozët deri në fundin e ndeshjes. Kundër Sllovenisë ndihesha i vdekur. Por kur i dëgjon tifozët teksa këndonin, nuk dorëzohesh deri në fund”, ka deklaruar Bellingham.
Bellinghami me Real Madridin në edicionin e tij të parë realizoi 23 gola dhe kontribuoi me 13 asistime.