Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamal dhe Porro mungojnë në stërvitjen e Spanjës

Yamal

Futbollistët e Spanjës, Lamine Yamal dhe Pedro Porro, kanë pasur shqetësime muskulore pas fitores ndaj Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës. 

Në ndeshjen gjysmëfinale, superylli Yamal është parë duke e mbajtur kofshën me dorë pas një përplasjeje me Kylian Mbappen. Ai moment ka sjellë shqetësime te Yamal, i cili mungoi në stërvitje të enjten. Përveç Yamalit, edhe mbrojtësi Porro mungoi për shkak të shtrëngimeve në muskuj, që konfirmua më pas edhe nga përzgjedhësi Luis de la Fuente. 

Te Spanja kanë qenë të shqetësuar për gjendjen fizike të Yamalit. 

Por, në Spanjë kanë raportuar se Yamali dhe Porro, do të arrijnë të rikuperohen në kohë për finalen ndaj Argjentinës, që luhet të dielën nga ora 21:00.