Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanjë – Argjentinë: Tri duelet kryesore

Rodri – Enzo Fernandez

Kupa më e madhe e Botës ndonjëherë përfundon me finalen e jashtëzakonshme mes Spanjës dhe Argjentinës, të dielën mbrëma.

Të dy përfaqësueset treguan kualitet të jashtëzakonshëm për të siguruar paraqitjen në ndeshjen më të rëndësishme. Por vetëm njëra prej tyre feston në fund. 

Në prag të finales që pritet të jetë e mahnitshme, FIFA ka përzgjedhur tri duelet që mund ta vendosin ndeshjen për titull të kampionit të botës.

Aymeric Laporte – Lionel Messi

Messi ka mbushur 39 vjet javë më parë, por aftësia e tij mahnitëse për të fituar ndeshjet mbetet e jashtëzakonshme. Superylli argjentinas është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kampionateve botërore. Messi ka tetë gola dhe ka bërë katër asistime. Dy prej asistimeve i kishte në rikthimin mahnitës të Argjentinës në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, që përfundoi 2:1. 

Edhe Takimi i parë i pabesueshëm i Messit dhe Yamalit Botërori 2026 17 o. më parë Takimi i parë i pabesueshëm i Messit dhe Yamalit

Nëse Spanja ia del ta kufizojë ndikimin e Messit, kjo mund të ndihmojë shumë që “La Roja” ta fitojë titullin e dytë të botës.

Aymeric Laporte do të jetë ndër ata që përballen me këtë detyre sfiduese. Lojtari i Athletic Bilbaos ishte në formë të përkryer dhe ka formuar një partneritet të fortë në qendër të mbrojtjes me 19-vjeçarin Pau Cubarsi. Spanja ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje në këtë Botëror. Qetësia dhe autoriteti i Laportes ishte faktor vendimtar në këtë bilanc të shkëlqyer.

Rodri – Enzo Fernandez

Dy titanë të mesfushës janë gati të përballen në qendër të fushës. Kapiteni i Spanjës, Rodri, ishte në formën e tij më të mirë dhe dominoi në këtë Botëror. Ai ka ndihmuar Spanjën të kontrollojë ndeshjet në Botëror, ndër të tjera me shpërndarjen e shkëlqyer të topit. Askush nuk ka bërë 648 pasime sa Rodri. Saktësia e tij është 93 për qind. Atleticizmi i Rodrit erdhi në shprehje po ashtu. Ka vrapuar 83 mijë e 802 metra, si askush tjetër në Botëror.

Ndërkohë aftësia e tij e çuditshme për të bërë ndërhyrje vendimtare për të ndalur sulmet e kundërshtarëve, ishte tjetër faktor vendimtar në rrugën e Spanjës drejt finales të së dielës.

Edhe Messi do ta udhëheqë Argjentinën në Botërorin 2026 Botërori 2026 1 muaj më parë Messi do ta udhëheqë Argjentinën në Botërorin 2026

Rodri do të tentojë të diktojë ritmin e finales, por do të përballet me një kundërshtar të madh, si Fernandez. 25-vjeçari shkëlqeu për herë të dytë në skenën globale. Katër vjet më parë u shpall lojtari më i mirë i ri i Botërorit.

Fernandez punon pa u lodhur pa top, dhe ka rifituar vazhdimisht topin për ekipin e tij. Ai ishte përgjegjës për 43 humbje të topit nga kundërshtari. Fernandez ka kontribuar edhe me gola të rëndësishëm gjatë fazës eliminatore. Shënoi fillimisht ndaj Egjiptit. Dhe kur shpresa e Argjentinës për barazim në gjysmëfinale me Anglinë po zbehej, Fernandez shënoi supergol në minutën e 85-të për 1:1.

Lamine Yamal – Nicolas Tagliafico

Talenti më i madh i gjeneratës së re, Lamine Yamal, ka ndikim në rritje gjatë Botërorit. Ai u paraqit në Botëror pasi sanoi një lëndim që e mbajti jashtë fushës për periudhë të gjatë. Dhe kulmin mund ta arrijë në kohën më të mirë – në finale.

Shpejtësia dhe lëvizja e Yamalit siguruan penalltinë që solli epërsinë e Spanjës ndaj Francës. Ai dukej shumë i mprehtë gjatë gjithë ndeshjes. 

Edhe Mësuesi përballë nxënësit në finale Botërori 2026 15 o. më parë Mësuesi përballë nxënësit në finale

Mbrojtësi i majtë i Argjentinës, Tagliafico, do të synojë të parandalojë Yamalin të shkaktojë kaos. Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Botërorin katër vjet më parë dhe ka vërtetuar vlerën në këtë Botëror.

Lojtar i vërtetë ekipor, Tagliafico është i fortë në lojën një kundër një dhe shquhet për vetëdijen taktike. 33-vjeçari ka 82 paraqitje për Argjentinën dhe luajti 120 minuta në finalen në Katar. Ajo përvojë do të jetë e çmueshme në përballje me Yamalin.