Franca humbi 6:4 nga Anglia në ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Botës. Humbja nuk i pëlqeu mesfushorit të Francës, Adrien Rabiot.
Ai kritikoi ashpër lojtarët e ekipit francez.
Rabiot u habit me mënyrën e paraqitjes së disa lojtarëve në pjesën e parë. Anglia i shënoi katër gola ndaj Francës në pjesën e parë.
“Ne patëm një pjesë të parë të turpshme. Pashë sjellje nga lojtarë të caktuar që nuk i kisha parë kurrë më parë. Është zhgënjyese”, ka thënë Rabiot pas ndeshjes.
Rabiot po ashtu ka zbuluar se çfarë diskutuan në pushim.
“Ramë dakord se duhej të tregonim krenari. Gjërat u përmirësuan shumë në pjesën e dytë, pasi qasja e treguar në pjesën e parë ishte e papranueshme”, ka theksuar Rabiot.
Artikuj të ngjashëm
-
Deschamps merr përgjegjësinë për pjesën e parë të papranueshme në ndeshjen e tij të fundit si përzgjedhës
-
Pse qau Michael Olise pas ndeshjes me Anglinë?
-
Franca drejt humbjes më të rëndë në histori në Botëror
-
Ish-sulmuesi i Francës kritikon lojtarët
-
Pse paraqitja e Paraguait ndaj Francës ishte e “turpshme”