Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

JD Vance bëhet sërish baba, fëmija i parë në 150 vjet i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë

JD Vance

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, kanë njoftuar të dielën lindjen e fëmijës së tyre të katërt, duke u bërë fëmija i parë që lind gjatë kohës që babai i tij shërben si zëvendëspresident në detyrë pas më shumë se 150 vjetësh.

I lindur të dielën, Alec Neel Vance u bashkohet vëllezërve dhe motrës së tij më të mëdhenj: Ewan, 9 vjeç, Vivek, 6 vjeç, dhe Mirabel, 4 vjeçe.

Vance e ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale me një deklaratë të nënshkruar nga ai dhe bashkëshortja e tij.

"Jemi të lumtur të njoftojmë se djali ynë, Alec Neel Vance, lindi këtë mëngjes. Usha dhe foshnja janë mirë dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa fëmijët tanë mezi prisnin të takonin vëllain e tyre të vogël”, thuhej në deklaratë.

Çifti ka falënderuar mjekët dhe personelin e Qendrës Kombëtare Ushtarake Mjekësore Walter Reed, si edhe ekipin mjekësor të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe Vance: Disa në qeverinë izraelite duan që SHBA-ja ta mbajë luftën me Iranin në vazhdimësi Botë 4 d. më parë Vance: Disa në qeverinë izraelite duan që SHBA-ja ta mbajë luftën me Iranin në vazhdimësi

Familja në rritje e zëvendëspresidentit republikan përputhet me qëndrimin e tij të kahershëm në mbështetje të shtimit të lindjeve në Shtetet e Bashkuara. 

Ai ka thënë gjithashtu se vrasja në vitin 2025 e aktivistit konservator Charlie Kirk, mikut të tij, ndikoi pjesërisht në vendimin e çiftit për të pasur një fëmijë tjetër.

Vance, ish-ushtarak i Trupave të Marinës Amerikane, ka shprehur vazhdimisht shqetësim për rënien e lindshmërisë në SHBA, që kur kishte nisur karrierën politike në vitin 2021 me kandidaturën për Senatin amerikan nga shteti i Ohajos. Si zëvendëspresident, në marshimin kundër abortit “March for Life” në vitin 2025 në Uashington, ai kishte deklaruar: "Unë dua më shumë foshnja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

Zëvendëspresidenti, 41 vjeç, është shoqëruar shpesh gjatë vizitave jashtë vendit nga Usha Vance, 40 vjeçe, dhe tre fëmijët e tyre, të cilët shpesh janë fotografuar me pizhame ndërsa hipnin në avionin Air Force Two për fluturimet e natës.

Usha Vance, vajza e emigrantëve nga India, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e publikut për shkak të rolit të bashkëshortit të saj. Shtatzënia e saj, e njoftuar në janar, e ka shtuar edhe më shumë këtë interes, pasi është e rrallë që drejtuesit më të lartë të shtetit amerikan të zgjerojnë familjen gjatë kohës që janë në detyrë.

Herën e fundit që një zëvendëspresident në detyrë është bërë baba ishte në shekullin XIX.

Edhe Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare Showbiz 1 j. më parë Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

Sipas Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë, Schuyler Colfax dhe bashkëshortja e tij e dytë, Ellen Wade, patën një djalë, Schuyler Colfax III, në vitin 1870, kur Colfax shërbente si zëvendëspresident.

Më herët, në vitin 1829, edhe John C. Calhoun dhe bashkëshortja e tij, Floride Bonneau, patën një djalë, William, ndërsa Calhoun mbante të njëjtin post.