Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Komenti i Gavit pasi u sulmua nga Leandro Paredes

Sulmi ndaj Gavit nga Eric Garcia

Një nga momentet më të shpërndara nga finalja e Kupës së Botës është koflikti që përfshiu, Gavin dhe Leandro Paredesin.

Mesfushori argjentinas, Paredes, është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale. Është quajtur “humbës i keq” pas reagimit pas finales.

Ishte në fakt momenti më i shëmtuar i finales. Derisa spanjollët po festonin, Paredes humbi plotësisht qetësinë.

Ai fillimisht u përball me Eric Garcian. E kapi mbrojtësin spanjoll në qafë, në një përpjekje të dukshme për ta frikësuar atë, shkruan “Marca”. 

Gavi menjëherë ndërhyri për ta mbrojtur bashkëlojtarin dhe kjo shkaktoi reagim edhe më agresiv nga Paredes.

Gjatë përleshjes, mesfushori i Barcelonës u shty përtokë, pavarësisht përpjekjeve të Thiago Almadas për të qetësuar situatën.

Paredes shfaqi shenja mos-kontrolli edhe gjatë lojës. Dhe ai mori karton të kuq pas fundit të ndeshjes.

Edhe FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës Botërori 2026 12 o. më parë FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës

Gavi publikoi një fotografi në rrjetet sociale, të cilën “Marca” e ka quajtur reagim për atë që ndodhi në fushë.

“Unë ende po ëndërroj... Ne jemi ... KAMPIONË TË BOTËS”, shkroi Gavi.

VIDEO: