Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Në Filadelfi ka shumëçka për të luajtur

Kroacia

Filadelfia do të jetë qendër e vëmendjes në Grupin L, teksa luhet xhiroja e fundit e fazës grupore.

Kroacia përballet me Ganën të shtunën nga ora 23:00, ndërsa në të njëjtin orar luhet edhe dueli mes Panamasë dhe Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anglia dhe Gana kanë nga katër pikë, kurse Kroacia i ka tri pikë. Pa pikë dhe e eliminuar është Panamaja.

Gana fitoi ndaj Panamasë dhe mori pikë të vlefshme ndaj Anglisë, që ia siguroi avancimin në fazën nokaut. Por, mund të forcohet në pozitën e dytë nëse merr tjetër barazim ndaj Kroacisë, që u mposht nga Anglia në duelin e parë dhe fitoi me shumë mund ndaj Panamasë në duelin e dytë.

Kroacisë, medalistes së bronztë nga vitet 1998 dhe 2022, dhe nënkampiones së botës në Botërorin 2018, i duhet të paktën një barazim.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Ganës mund të ketë ndikim edhe në rrugëtimin e Anglisë. Anglia duhet të fitojë për ta pasur të sigurt avancimin në fazën nokaut nga pozita e parë.