Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Në Atlanta përballen “Pleshti” dhe “Faraoni”

Lionel Messi dhe Mohamed Salah

Bëhuni gati për një betejë në fushë të lojtarëve me numrin dhjetë. Është dueli ndërmjet Lionel Messit dhe Mohamed Salahut, dy prej sulmuesve më të mëdhenj në futbollin botëror.

Messi dhe Salah do të përballen të martën në Atlanta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përballja për avancim në çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës së udhëhequr nga Messi dhe Egjiptit të Salahut do të zhvillohet nga ora 18:00.

Për kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, do të jetë test i vështirë ndaj Egjiptit që synon për herë të parë në histori avancimin në çerekfinale të turneut që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Gara për Këpucën e Artë të këtij turneu do të mbahet gjatë në mend.

Legjenda e Argjentinës, Messi, Kylian Mbappe i Francës dhe Erling Haaland i Norvegjisë kanë nga shtatë gola.

Nëse Messi shënon kundër Egjiptit, do të bëhej lojtari i vetëm i Argjentinës që shënon tetë gola në një Kupë Bote.

Argjentina do të mbështetet sërish te Messi, kurse Egjipti do t’i kthej sytë kah Salahu dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Omar Marmoush.

Nëse Egjipi mposht Argjentinën, do të bëhet shteti i pestë afrikan që arrin në çerekfinale të Kupës së Botës pas Kamerunit, Senegalit, Ganës dhe Marokut.

Takimi i fundit i Argjentinës dhe Egjiptit ishte në vitin 2008 në Kajro.

Argjentina fitoi 2:0.