Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Deschamps: Jam i lumtur që Mbappe është kapiteni ynë

Didier Deschamps

Selektori i Francës, Didier Deschamps, ka shprehur kënaqësinë e tij për rolin që Kylian Mbappe ka në skuadër, duke e vlerësuar jo vetëm si lider në fushë, por edhe si figurë që përfaqëson të gjithë grupin. 

Deschamps e ka vlerësuar sulmuesin si kapiten që udhëheq skuadrën si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Real Madridit, Mbappe, është futbollisti më në formë aktualisht te Franca. Ka plotë shtatë gola të realizuar.  

“Jam shumë i lumtur që Kylian Mbappe është kapiteni ynë. Çdo herë që ai merr fjalën, qoftë në fushë apo jashtë saj, ai përfaqëson të gjithë skuadrën”, ka thënë Deschamps. 

Franca të enjten nga ora 22:00 përballet me Marokun në çerekfinale të Kupës së Botës.