Lionel Messi ka vlerësuar bashkëlojtarët e tij, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv në nivelet më të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli argjentinas u shpreh se, pa përkushtimin dhe sakrificat e skuadrës, do ta kishte shumë më të vështirë të qëndronte në formën e tij më të mirë.
Ai theksoi gjithashtu se bashkëlojtarët e tij gjithmonë japin gjithçka për ta mbështetur.
“Falë këtij ekipi dhe këtyre bashkëlojtarëve, sot kam mundësinë të jem sërish pjesë e një Kupe Bote dhe të vazhdoj të garoj. E di se ata bëjnë gjithçka që munden për të më ndihmuar të vazhdoj të jem në garë, dhe këtë e bëjnë me gjithë zemër, sepse e ndiejnë vërtet dhe besojnë tek unë”, ka thënë 39-vjeçari.
Messi me Argjentinën janë kualifikuar për në 1/8 e finales së Kupës së Botës pasi e mposhtën Kepin e Gjelbër me rezultatin 3:2.
Sulmuesi i Inter Miamit e shënoi golin e parë në përballjen ndaj Kepit të Gjelbër.